E titulluar “Pas Banjos” kjo është piktura e fundit e një nudoje femërore e realizuar nga Agim Faja pas 30 vjetësh që nuk pikturone më një të tillë.

“Ajo është një nudo të cilen e kam bërë në vitin 93. Ke patur një femër si modele? Jo eshte nga skicat.  Jo sepse klima ishte e tille, s’futeshe dot në ato”, thotë Faja.

Piktori i Merituar, Agim Faja numëron gjatë gjithë punës së tij ne më shumë se gjysmë shekulli 35 piktura nudo dhe qindra vizatime.

Mundësia për të realizuar më shumë, u mbyll me përfundimin e Institutit të Lartë të Arteve, ku nudot ishin pjesë e procesit mësimor.

Edhe pse tashmë kemi dalë nga kornizat e një sistemi ku nudoja mund të quhet herezi, ende duket se s’ka ardhur koha kur ky lloj arti te shihet pa komplekse.

“Mos harro se nuk jemi në Francë”, të kujton gjithsesi piktori i moshuar.

E, megjithatë, Faja është vlerësuar gjithmonë si artisti i telajove me ngjyra erotike.

“Nudoja eshte aftesia me e madhe e nje krijuesi te jape njeriun pa veshje, ashtu siç eshte nuk eshte kollaj te besh nje nudo“, thotë ai.

Te jesh piktor apo skulptor, nuk kuptohet nese nuk njeh trupin e njeriut ashtu sic vjen ne kete bote.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë ai e kujton me shumë nostalgji periudhën kur ishte student e mësoi ta njihte fizionominë e njeriut nëpërmjet modeleve po aq sa edhe nje mjek. Nuk ishte lehtë të bindje një femër apo një mashkull të pozonte nudo përpara 6 studentëve të grupit të pikturës.

“Kujtoj kur kemi marre nje druvar, ndenji 2 seanca pastaj tha nuk do te bej pune une, nuk do pres dru. Ne i thamë të rrinte sepse do të merrte lekët, por thonte se nuk pranonte të paguhej duke qëndruar kot. Nuk e kuptonte që ajo që po bënte ishte punë, e jo më ata që vinin pa rroba“, kujton Faja.

Stacioni i Kombinatit tek Banka ishte vendi ku Agimi me studentët e tjerë pikasnin se cilat mund të ishin modelet e tabllove të tyre.

Pasi pranonin, ato ishin të lirshme të pozonin për orë të tëra. Me kalimin e kohës u bë më e lehtë pasi ishin këto vajza që sillnin njëra-tjetrën.

Një modele paguhej 90 lekë në orë dhe në muaj paga e saj varionte deri në 35.000 lekë të vjetra. Një shumë e mirë për kohën që sfidonte edhe paragjykimet.

Është e vështirë për një piktor të përshkruajë momentin që gjendet përballë magjisë së trupit femëror dhe Agimi na e përshkruan kështu.

“Unë nuk harroj nje shprehje te Rodenit: Nje grua qe zhvishet eshte si dielli qe can rete. Nje nudo duhet te ndjelle emocione erotike ne te kundert s‘eshte art“, thotë Agimi.

Një ndjesi që ai e ka marrë edhe si admirues i artit ne Galerinë Kombëtare në Hungari në vitin 1987 ku në Shqipëri nudoja nuk lejohej as të realizohej e aq më pak të ekspozohej.

Nëse Faja ndjehet me fat që ka kaq shumë nudo në koleksionin e tij në krahasim me piktorët e tjerë, është vetëm falë një aventure të rinisë së tij.

‘‘Une nese i kam ne studio i kam marre ne menyre te fshehte. Nuk vajtem ne një leksion. Ato si ruante kush, i hidhnin ne nje magazine. Ne ishim tre shoke, i nxorrëm nga maganiza dhe i morrëm. Megjithatë, u bë problem, u tha se ishin vjedhur nudo“.

Ky episod dhe gjithë kujtimet e tij me modelet nudo të cilave u kujton edhe emrat është ruajtuar në një libër ende të pabotuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA