Giggs, trajneri i ardhshëm i United?

13/03/2013 19:15

Ryan Giggs do të jetë ai që do të zëvendësojë Alex Ferguson në stolin e Manchester United.

Ndonëse nuk është folur asnjëherë më parë për këtë mundësi, një ish-futbollist i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solsjkaer, është i bindur se legjenda me më shumë se 1 mijë ndeshje do të zëvendësojë 71-vjeçarin, kur ai të vendosë të largohet.

Sipas norvegjezit, trajneri skocez ka një raport shumë të afërt me Giggs dhe për këtë arsye është vetë ai që këmbëngul që uellsiani të jetë ai që do të hapë një cikël të ri në stolin e “Old Trafford”.

“Giggs ka një potencial të shkëlqyer për trajner”, tha Solskjaer për “Daily Mail”. “Do të luajë edhe një vit, por besoj se tashmë e ka më shumë vëmendjen tek ajo që thotë dhe bën Ferguson, se sa tek veprimet në fushë”, vlerësoi Solskjaer.

“Giggs e njeh mirë potencialin e skuadrës dhe për këtë mjafton të shikosh se çfarë është duke bërë si futbollist. Unë kam thënë në të shkuarën se do ta kisha ëndërr të stërvitsja Manchester United. Është një punë e jashtëzakonshëm, puna më e rëndë në botë, por Giggs mund ta përballojë shkëlqyeshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA