Rreshje të dendura dëbore po shkaktojnë probleme të mëdha në rrjetin e transportit ajror dhe hekurudhor në Europë.
Aktualisht, disa qindra fluturime janë anulluar nga dy prej aeroporteve kryesorë të kontinentit, në Frankfurt dhe Parisi.
Ndërkohë, edhe shërbimi me trenat e shpejtësisë së lartë midis Britanisë dhe Francës është pezulluar.
Në juglindje të Anglisë, disa qindra persona mbetën të izoluar brenda makinave të tyre për shkak të rreshjeve, ndërsa shërbimet e urgjencës e patën të vështirë të asistonin të gjithë rastet, për shkak të kaosit të krijuar në rrugë.
Probleme të mëdha me trafikun janë regjistruar edhe në Belgjikë e Francë.
Përveç aeroportit të “Charles des Gaulles” në Paris dhe atij të Frankfurtit, probleme ka edhe në aeroportin e Brukselit, që po punon në minumumin e kapacitetit të tij.
Në Britani gjithashtu ka pasur probleme, ndërsa disa aeroporte dhe rrugë kryesorë janë mbyllur për disa orë, për shkak të mjegullës të dendur.
Top Channel