VIP-at që kanë pasion të shkruajnë

06/03/2013 19:20

Ashtu si për një parfum, produkt kozmetik apo dizenjimin e një linjeje veshjesh, personazhet publikë e përdorin emrin e tyre edhe për të shitur libra të shkruar nga vetë ata ose të ndihmuar nga shkrimtarë “fantazmë”.

Shpesh për këta libra hidhet dyshimi nëse janë fryt i pasionit të personit që e ka shkruar apo është thjesht biznes? Shumë personazhe shkruajnë libra, por tregu është i mbingopur dhe nuk lexon gjithçka që ofrohet, përshembull askush nuk e lexon më “Hooking Up ëith Tila Tequila” nga Tila Tequila.

Kritikët kanë bërë një klasifikim të VIP-ave që kanë shkruar librat më të mirë të cilët shpesh kanë qenë best-seller.

Lauren Conrad është një personalitet televiziv, stiliste dhe autore e suksesshme e 4 librave. Ajo ka shkruar trilogjinë “LA Candy”, por që nuk ka të krahasuar me librin e saj të fundit “The Hills.”

Prezantuesja Chelsea Handler u bë shumë e njohur me librat e saj. “My Horizontal Life: A Collection of One-Night Stands” është një nga librat më me humor, por ishte novela e dytë “Are You There Vodka? It’s Me, Chelsea” që e vendosi në krye të ‘New York Times’ si “bestseller” për 47 javë me radhë. Ajo është autorja edhe e 3 librave të tjerë: ‘Lives in Los Angeles’, ‘Host of the E! Channel’s’ dhe ‘Chelsea Chelsea Bang Bang’.

Tori Spelling, aktorja që u bë menjëherë e njohur në rolin e Donna Martin në serialin Beverly Hills 90210, vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme si aktore, por edhe si shkrimtare. Libri i saj i parë “STORItelling” u kthye në bestseller dhe “Unchartered Territory” u listua në vend të parë si romani me stil më të mirë në ‘Times Hardcover Nonfiction’ për 19 javë.

Hilary Duff
, aktorja, këngëtarja dhe tekstshkruesja, njihet edhe si autore e trilogjisë së librave “best seller”: “Devoted” dhe “Elixir.”

Aktorja komediane dhe producentja Tina Fey është autorja e librit më të mirë të shkruar ndonjëherë nga një person VIP. “Bossypants” është libri i vetëm i shkruar prej saj, por është listuar si “best seller”-i më i mirë në ‘New York Times’ dhe është vlerësuar si libri më i mirë i muajit në Amazon.

Madonna pasi hodhi në treg librin e saj të parë me titullin erotik “Sex” u bë e njohur edhe si shkrimtare. Por ishin librat për fëmijë që i sollën shumë famë në fushën e letërsisë. Seria për fëmijë “The English Roses” u shit për një kohë shumë të shkurtër dhe u përkthye në 40 gjuhë të ndryshme të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA