Policia bastis pronat e vëllait të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviçit, në qendër të Podgoricës
Gjermania deklaroi se nuk do të lejojë Bullgarinë dhe Rumaninë t’i bashkohen zonës “Schengen”, nëse çështja do të ngrihet për votim në Parlamentin Europian ditën e enjte.
”Nëse Rumania dhe Bullgaria do të këmbëngulin për këtë votë, kjo tentativë do të dështojë për shkak të vetos sonë”, deklaroi ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich.
Aktualisht, shtetasit rumunë dhe bullgarë gëzojnë mundësinë e lëvizjes së lirë, por nuk kanë të drejtë të punësohen, studiojnë dhe të lëvizin pa kufizime në BE, si qytetarët e vendeve që janë pjesë e “Schengen”-it.
Sipas Berlinit zyrtar, të dy vendet ballkanike, më të varfërat përsa i përket të ardhurave për frymë mes 27 anëtarëve, duhet të hedhin hapa të mëtejshëm, për të garantuar vendet e tjera anëtare nga mundësia e një “eksodi” emigrantësh ekonomikë.
Bukureshti dhe Sofia kanë kërkuar hyrjen në zonën “Schengen” me këmbëngulje që prej anëtarësimit të tyre në vitin 2007.
Top Channel