Renditja IFFHS-së: Barça zbret nga vendi i parë

04/03/2013 20:40

Për herë të parë pas 22 muajsh, Barcelona nuk është më skuadra më e mirë në botë, vlerësoi Federata Ndërkombëtare e Statistikave të Futbollit (në anglisht – IFFHS).

Humbja e dyfishtë me Realin e Madridit dhe me Milanin në Champions League, i kushtoi skuadrës së Vilanovës zbritjen në vendin e pestë, ndërsa në klasifikimin strikt të IFFHS-së, të bazuar mbi pikë të ndryshme në bazë të pozicioneve të arritura, ekipi më i mirë në botë është Chelsea.

Atletico Madrid, fitues i Europa League në edicionin e shkuar dhe në vendin e dytë të kampionatit të tanishëm spanjoll renditet i dyti, ndjekur nga Bayern Munchen dhe Corinthias.

Kjo është renditja e dhjetë klubeve më të fortë në botë sipas IFFHS-së

1. Chelsea             307 pikë
2. Atletico Madrid    304
3. Bayern Munchen  292
4. Corinthias          287
5. Barcelona           283
6. Boca Juniors       281
7. Real Madrid        277
8. Juventus            241
9. Inter                  234
10. Sao Paulo         230

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA