Barcelona, me 4 sulmues ndaj Milanit

04/03/2013 12:00

Të harrojë dy humbjet radhazi ndaj Real Madrid dhe të përmbysë humbjen 2-0 në San Siro ndaj Milanit. Këto janë misionet e Barcelonës dhe për këtë në klubin katalanas do të nisë një revolucion total duke filluar nga skema e lojës.

Sipas gazetës sportive katalanase ‘Sport’, blaugranat do të luajnë me katër sulmues ndaj kuqezinjve në Camp Nou, në datën 12 mars. Moduli taktik i Jordi Roura do të jetë 3-3-4 kur Barcelona të ketë topin dhe 3-4-3 kur të mos jetë në zotërim të tij.

Objektivi është mësymja në zonën e Milanit që nga minuta e parë e takimit për të arritur çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, duke marrë parasysh edhe se kuqezinjtë do të mundohen të mbrojnë dy golat e San Siros.

Sipas ‘Sport’, tre mbrojtësit do të markojnë El Shaarawy ose Boateng, Dani Alves do të qëndrojë shumë para dhe tre mesfushorët do të mundohen të organizojnë lojën dhe të krijojnë raste.

Ndërsa tre sulmuesit e mirëfilltë mund të jenë Messi, David Villa dhe Alexis Sanchez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA