Fenomeni “Harlem Shake” që ka shpërthyer në të gjithë botën i ka kushtuar punën 15 minatorëve australianë. Burrat kishin xhiruar javën e kaluar kërcimin e famshëm të internetit dhe e kishin postuar atë online.
Minatorët shihen në ambientin e punës të rrethuar nga makineritë e rënda dhe duke u tundur rreth e rrotull. Barminco, firma që zotëron minierën, ka pushuar nga puna punëtorët me motivimin e “thyerjes së rregullave të sigurisë”.
Një nga punëtorët theksoi në mediat australiane se firma është treguar shumë e ashpër me këtë vendim ndaj punëtorëve që thjesht po bënin shaka.
Rreth 4 mijë video në ditë me variacione të “Harlem Shake” postohen në internet. Videot janë 30 sekonda të gjata. Në 15 sekondat e para një person shfaqet i vetëm duke lëvizur në dhomë, ndërsa të tjerët qëndrojnë të palëvizur. Më pas, të gjithë nisin të shkunden si të çmendur në ritmet e muzikës.
Top Channel