Dhjetëra organizata të shoqerisë civile shqiptare i janë drejtuar përmes një letre kreut të Kombeve te Bashkuara, duke shprehur indinjaten e thellë për shpërdorimin që i ka bërë postit të lartë presidenti i Asamblese së Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiç.
Reagimi i shoqerise civile shqiptare lidhet me koncertin e organizuar ne 14 janar ne OKB dhe ku ne vend te himnit te paqes eshte interpetuar pjesa muzikore “Marshim mbi Drin”, e cila ka sherbyer si himn ushtareve serbe gjate masakrave ne Bosnje dhe qe shoqerohej pikerisht me imazhe nga rrethimi dhe masakrat ne Srebrenicë.
”Ky akt i shëmtuar është fyes dhe ofendues jo vetëm për popullin martir të Bosnjës dhe Hercegovinës, por të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit, të cilët ishin viktima të luftërave të përgjakshme nga forcat serbe gjatë procesit të vështirë të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, e cila kulmoi me genocidin në Srebrenicë, krime këto që janë kryer pikërisht nën meloditë e “Marshi mbi Drin”. Ky akt i pashembullt, i cili në realitet fyen tërë botën, krijon një njollë të rëndë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ajo na zemëron edhe më tej, kur në vend që të kërkonte falje publikisht për këtë akt pështirë, i cila është e vështirë që të pranohet edhe për popullin serb, z Jeremic, si një fanatik i përkushtuar ideve nacionaliste të Milosheviçit, vazhdon të refuzojë të marrë përgjegjësi”, shkruhet në letrën adresuar OKB-së nga shoqëritë civile shqiptare.
Ne leter kujtohet se ky nuk eshte nje akt i shkeputur dhe i izoluar i ish-ministrit te Jashtem serb: “Akti i zotit Jeremiç është vijim i deklaratave të tij famekeqe, në kohën kur sapo mori detyrën si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme. Në një keqpërdorim flagrant dhe mosrespektim të mandatit të tij z Jeremiç do të shpallte se: “Për sa kohë Serbia kryeson OKB-në, anëtarësimi i Kosovës në OKB, do të ndodhë vetëm kur të kalohet mbi kufomën time”. Në vend që të linte mënjanë retorikën nacionaliste dhe të dhunshme, Jeremiç përforcoi bindshëm idenë se ai ishte krenar të përfaqësonte linjën me agresive të nacionalizmit dhe mendimet e zeza që mbizotërojnë ende në disa qarqe politike në Serbi”.
Shoqeria civile shqiptare kujton se ndersa krimet serbe jane ende te gjalla, ndersa shume njerez rezultojne ende te zhdukur e shume kriminele serbe jane ende te lire dhe kur qeveria serbe nuk ka kekruar ende ndjese, zoti jeremic nuk mund te vazhdoje te behet zedhenes i qarqeve te egra serbe dhe te promovoje krimet nga zyra e presdientit te asamblese se OKB-se.
Letra eshte firmosur në emer te organizatave shqiptarte nga drejtuesi i organizates Forumi i Mendimit te Lire, Mentor Kikia dhe permes ministrise se puneve te jashtme ka mberritur te shtunen ne zyren e kreut te OKB-se. Me te tilla peticione zotit ban ki mun i jane drejtuar edhe organziatat te shoqerise civile ne Bosnje dhe Kosove si dhe shume organizata ne Shtete e Bashkuara.
Top Channel