Superliga, Vllaznia fiton në Korçë
08/02/2013 19:15
Vllaznia befasoi në Korçë kryesuesit e Skëndërbeut, duke nisur shkëlqyeshëm fazën e dytë të kampionatit, në ndeshjen e parë të Superligës për vitin 2013.
Shkodranët zhbllokuan një ndeshje të barazpeshuar deri në të 75’, nëpërmjet një goli spektakolar të të riut Arsen Hajdari.
Pavarësisht këmbënguljes së tyre, korçarët nuk arritën të konkretizonin asnjëherë aksionet përpara portës, duke i dhënë mundësi ndjekësve më të afërt të Tiranës e Teutës që të afrohen.
Me këtë fitore, kuqeblutë e Shkodrës ngjiten në vendin e shtatë, duke lënë pas Flamurtarin e Vlorës.
Ditën e shtunë, Superliga vazhdon me dy takime, me sfidën Besa-Laçi dhe Flamurtari-Bylis.
Top Channel