Trajneri i Manchester City, Roberto Mancini, është i sigurt që Mario Balotelli do të shkëlqejë në Milano, ndonëse pati një raport tepër të vështirë me 23-vjeçarin, duke aprovuar vetë largimin e tij nga “Emirates Stadium”.
“Balotelli është një futbollist i ri, të cilin ne shpresonim që ta mbanim për shumë vite në skuadër. Pastaj, për fat të keq, gjërat shkuan në një mënyrë të caktuar dhe në rrethanat e caktuara, klubi vendosi që të dëgjonte ofertën e Milanit. Me të dhe El Sharaawy, është e qartë që Milani ka sulmun më të mirë në Serinë A”, deklaroi Mancini, në një intervistë të dhënë në një program të “RAI”-t.
Pavarësisht marrëdhënieve të ndera dhe problemeve midis tyre, përfshirë një zënkë të bujshme në fushën e stërvitjes, Mancini zbuloi se kishte bërë edhe një ofertë të fundit për të mbajtur Supermarion në skuaër. “I thashë që do të isha i lumtur nëse do të zgjidhte të qëndronte, por që vendimi i takonte vetëm atij dhe me sa duket, e kishte marrë malli për Italinë”.
I pyetur nëse është kontaktuar nga Allegri, për ta pyetur për këshilla mbi mënyrën se si mund të administrojë Balotellin, Mancini tha: “Fola me Gallianin, që më falenderoj, por tek Milani ka ekspertë të mjaftueshëm dhe nuk kanë nevojë për ndihmën time. Mario është një njeri i shkëlqyer, por duhet të kuptojë vetëm që ka pasur një fat të madh, atë që di të luajë futboll, pasi jeta e një futbollisti kalon shpejt. Mendon të mendosh për Adrianon, që nga futbollisti më i mirë në botë, brenda pak kohësh u harrua”.
Top Channel