Rindërtohet rruga, Basha: Ishte asfalt elektoral

26/09/2012 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin një segmenti që lidh rrugën
“Robert Shvarc” me rrugën “Skender Luarasi”, rruge e cila ishte e
asfaltuar, por per kryetarin e Bashkise Lulzim Basha ky ka qene thjesht
nje asfaltim elektoral.

“Punimet e kryera më parë në këtë rrugë për të cilën janë paguar para, nuk plotësojnë kriteret minimale. Sa herë që bie shi kjo zonë përmbytet sepse nuk ka kanalizimet e nevojshme, ndërkohë që ujërat e zeza, banorët i trajtojnë secili individualisht sipas ndërhyrjeve private në infrastrukturë apo gropave septike. Sic jam i kënaqur për parametrat modernë dhe europianë, për të cilat po investojmë në këto rrugë, po kështu jam i përkushtuar që kurrë më në Bashkinë e Tiranës të mos derdhet asfalt elektoral”, tha Basha.

Segmenti qe por rikonstruktohet per here te dyte, brenda 3 vitesh ka nje gjatesi 280 meter nderkohe qe do te behet zgjerimi i saj me disa metra te tjera. Projekti parashikon ndertimin e kanalizimeve dhe mbjelljen e pemeve. Vlera per kete rikonstruksion llogaritet rreth 24.4 milionë leke dhe pritet perfundoje brenda 8 muajve.

Top Channel