Inagurimi i shkollës në Krumë

25/09/2012 19:40

Turi i inaugurimit të shkollave të reja e ka çuar kryeministrin Sali Berisha në Krumë të Kukësit.

Me një investim prej 170 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në Krumë është ndërtuar një shkollë e re 9-vjeçare, ku 24 klasat, laboratori i informatikes, biblioteka dhe mjediset sportive u shërbejne 1 100 nxënësve të kësaj zone.

Kryeministri Berisha tha se në rrethin e Kukësit ka mbetur pa u rindërtuar vetëm një shkolle, për të cilën ai premtoi se do të përfundoje shumë shpejt sipas standardeve më të mira.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se, gjatë këtyre viteve janë ndërtuar dhe rindërtuar mbi 70 përqind e shkollave në të gjithë Shqipërinë dhe premtoi se gjatë mandatit të tretë do të përfundojnë të gjitha shkollat e vendit.

Kryeministri tha se qeveria e tij është e vendosur të shndëroje arsimin në prioritetin kryesor, pasi ai beson se “Shqiperia e dijes është Shqiperia e të ardhmes”.

Përsa i përket trajtimit financiar të mësuesve, kryeministri përmendi faktin e mbidyfishimit të pagave të tyre dhe ngushtimit të diferences mes pagës së kryeministrit dhe arsimtarëve, që sipas zotit Berisha, gjatë qeverisjes së socialisteve ishte sa nëntë paga mësuesish, ndersa sot eshte sa katër paga të tyre.

Kryeministri Berisha vuri theksin edhe tek investimet e kryera ne infrastrukturë, si një nga kushtet kryesore për zhvillimin e vendit dhe deklaroi se gjate dy viteve te ardhshme qeveria e tij do te perfundoje teresisht rrjetin rrugor kombëtar.

Top Channel