Harasani dorëzon mandatin: Iki për motive personale

25/09/2012 00:00

Deputeti socialist Andis Harasani deklaron dorëzimin e mandatit të
deputetit. Njoftimi u dha nga ana e kryetarit socialist Edi Rama e me
pas ne rrjetet sociale Harasani ka sqaruar se arsyet e dorezimit te
mandatit jane thjesht personale dhe nuk i bën të ditura.

Ne deklaraten e shperndare nga vete Harasani ai thote se “pas plot 7 vjetesh si deputet i Partise Socialiste dhe perfaqesues i votuesve te qarkut te Tiranes, kam vendosur te dorezoj mandatin e deputetit per arsye teresisht personale. Deshiroj te siguroj te gjithe votuesit e mi, si dhe te gjithe anetaresine e Partise Socialiste se pavaresisht shkeputjes nga aktiviteti parlamentar, do te vazhdoj te mbeshtes dhe te punoj per te siguruar fitoren e Partise Socialiste ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Harasani falenderon kryetarin Rama dhe gjithe koleget e tij per bashkepunimin.

Në mbledhjen e grupit socialist, ishte kryetari Edi Rama qe njoftoi largimin e deputetit Andis Harasani për arsye personale.

“Me shprehjen e konsideratës dhe ndjenjave më të mira të miqësisë për
deputetin Andis Harasani, është dita që të pranoj largimin e tij nga
grupi, për arsye tërësisht personale dhe t’u siguroj juve të gjithëve,
për faktin se ky largim nga grupi nuk është heqja e mbështetjes për
partinë tonë nga Andisi dhe se ai do të jetë një mik për ne dhe
mbështetës për fitoren e zgjedhjeve. Arsyet e tij janë personale dhe unë
e kuptoj plotësisht dhe ndaj nuk e pashë të udhës që të shpjegoj arsyet
personale me arsyet politike, pasi ka momente kur arsyet personale
prevalojnë mbi arsyet politike”, tha Rama, pa sqaruar më me detaje
motivet e largimit.

 Rama: Do ta heqim taksën e biznesit të vogël

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se vëmendja e opozitës
drejtuar biznesit të vogël, që sot po përjeton një krizë, ka shqetësuar
Qeverinë.

“Kriza e përgjithshme rëndon mbi ekonomitë familjare të ndërtuara mbi biznesin e vogël. Korrupsioni në administratë ndikon drejtpërdrejtë tek biznesi i vogël. Krijimi i një klime të mirë për biznesin mbetet një sfidë”, tha Rama.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama u shpreh se lehtësitë nga ana e Qeverisë për biznesin e vogël nuk ekzistojnë.

“Jemi të gjithë në dijeni për gjendjen dëshpëruese ku ndodhet biznesi i vogël. Monopolet në ekonomi dhe klientelat, ndikojnë te biznesi.Eshtë e pavërtetë që Qeveria ka lehtësuar taksat për biznesin e vogël”, tha Rama, duke shtuar se legjislacioni fiskal është ndryshuar mbi 60 herë në shtatë vite.

Kreu socialist premton se kur të vijë në pushtet, PS do ta heqë taksën e biznesit të vogël, pasi koha e saj ka kaluar.

Top Channel