Transportet: Buxheti, ndarje në tre kategori

24/09/2012 23:15

Ministria e Transporteve në daljen e dytë të saj brenda tre ditëve ka sqaruar se buxheti i reklamës shtetërore është ndarë në tre kategori dhe se spotet televizive janë ftuar nga tre kompani.

“Për sa i përket spoteve, sikurse ju kemi njoftuar edhe dy ditë më parë theksoj se janë bërë gjithsej tre spote, me një vlerë prodhimi dhe transmetimi prej 27 milion lekë. Një prej tyre është bërë nga kompania “MediaPrim”, një nga kompania “Vatra” dhe një nga kompania “Promo”. Po cfarë janë190 milion lekët që përmend Edi Rama? Së pari nuk janë 190 milion por 19 milion dhe kjo është gënjeshtra e parë e 10-fishtë e zotit Rama. Së dyti janë para që nuk kanë shkuar në xhepat e kompanisë “Promo”, por në llogari të tre televizioneve kombëtare, përkatësisht TVSH, Klan dhe Top Channel”, tha zëdhënësja e MPPT, Arlinda Qylafku.  

Edhe sipas këtyre shifrave rezulton se nga totali i 27 milionëve që deklaron ministria e Transporteve, Top Channel, si media kryesore në vend ka marë vetëm 4.5 milion lekë, shifër që është afërsisht sa një e gjashta e buxhetit, ndërsa spotet janë shpërndarë në 3 televizione.

Top Channel