Sequi: Integrimi, objektiv kombëtar

24/09/2012 00:00

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Ettore Sequi deklaron se
integrimi evropian mbetet një objektiv kombëtar për Shqipërinë.

Duke folur pas takimit që pati me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama në selinë rozë, ambasadori theksoi se gjatë bisedës është folur për zhvillimet e fundit, si dhe për procesin para publikimit të progres raportit.

“Besoj se opozita do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për integrimin”, tha Sequi.

Ambasadori u shpreh se nuk kishte diskutuar me Ramën për cështjen e zgjedhjes së kreut të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Top Channel