Në ditën e 425-të të drejtimit të Bashkisë së Tiranës nga Lulzim Basha,
Aleanca Kuqezi thotë se nuk është realizuar asnjë nga premtimet e tij
gjatë fushatës elektorale.

Aleanca Kuqezi ka nisur publikimin e asaj qe e cilesoi si “Dosja Basha, fytyra e mashtrimit”. Perpara bashkise se Tiranes, Aleanca rikujtoi duke e cilesuar mashtrimi numer nje, premtimin e  Bashes per ndertimin e Tramit ne kryeqytet.

“Lulzim Basha nuk ka vënë asnjë tullë dhe asnjë gozhdë për Tiranën kaotike dhe ka guximin të krenohet me fushatën e biçikletave sepse nuk ka asnjë plan alternativ për transportin publik të kryeqytetit. Kjo për ne dhe shumë qytetarë të Tiranë nuk është e papritur sepse dardha do të shkojë nën dardhë, pra Lulzim Basha do t’i ngjajë në premtime dhe mashtrime shtetasit Sali Berisha njëriut që e vendosi me pahir në drejtimin e Tiranës jo për qytetarët por për interesat klienteliste të miqve të oborrit qeveritar”, tha sekretari per Teknologjine dhe Informacionin ne AK, Migen Qiraxhi.
 
AK tha se as ne 425 ditet e ardhshme nuk do te realizohet asnje nga premtimet e Bashes, duke e akuzuar ate per drejtim korruptiv dhe klientelist te bashkise Tirane.

Top Channel