Partia Demokratike akuzoi liderin e opozitës Edi Rama, se i është kthyer bllokimit për të bërë të mundur sipas saj, mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për herë të tretë.

Zëdhënësja e selisë blu, tha se kryetari i Partisë Socialiste duhet të heqë dorë nga bllokimi i reformës në drejtësi, pasi është një nga kushtet e kërkuara nga Brukseli.

“Pasi lejoi nën presionin e fortë të socialistëve të thjeshtë, opinonit publik dhe deputëtve të tij të votojë heqjen e imunitetit. Kryetari i PS me sa duket fort i dëshpëruar dhe thellë i penduar për veprimin e tij ka vendosur të rikthehet në tarditën e tij disa vjecare destruktive të bllokimit në parlament për reformat që kërkojnë miratimin me 3/5 e votave. Me qëndrimin që ai po mban me reformën e pushtetit gjyqësor dëshmon qartë se ai përpiqet dhe shpreson që do të bllokojë për të tretën herë statusin e vendit kandidat për në BE. Me sa duket zoti Rama vazhdon të besojë verbërisht se me bllokimin e tij të radhës do të mundë kështu të fajësojë dhe të bëjë përgjegjëse qeverinë e cila po bën gjithcka për plotësimin e kërkesave të Brukselit për marrjen e statusit”, tha zëdhënsja e PD-së, Silvi Bardhi.      

Top Channel