Berisha në Romë: Bëni që kriza të mos zgjerohet

22/09/2012 00:00

Pjesemarrja ne punimet e kongresit te Internacionales se Demokrateve te
qendres, ishte per kryeministrin berisha nje rast i mire per t’u takuar
me disa nga kryeministrat e vendeve anetre te bashkimit europian,
Italise, Spanjes, Greqise, Hungarise dhe Irlandes, te ftuar ne kete
aktivitet, por edhe per te promovuar transformimin e Shqiperise ne keto
20 vjet.

Themeli i ketij transformimi sipas kryeministrit berisha eshte se gjate ketyre dy dekadave, cfaredo qe ka arritur, shqiperia e ka arritur duke repsektuar lirite dhe vecanerisht lirine e tregut.

Kjo ka bere qe vendi, nga 3 vendet me te varfra ne bote te renditet ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta dhe qe, nepermjet reformave te tjera ekonomike, synon ne nje te ardhme jo shume te larget te klasifikohet si nje nga vendet e zhvilluara.

Duke qene se nje nga temat kryesore te ketij takimi ishte kriza e Eurozones, qe parashikohet te jete nje krize e gjate, kryeministri Berisha u beri thirrje vendeve anetare te Bashkimit Europian te shqyrtojne mundësitë që mos lejojne qe kjo krize të zgjerohet në zona të tjera.

Kryeministri Berisha e promovoi Shqiperine edhe si vendi me marredhenie te shkelqyera fetare, nje vlere qe shqiperia po e nderkombetarizon edhe gjate presidences se Keshillit te Europes me moton “te bashkuar ne diversitet”.

Por ajo qe ra ne sy ishte shembulli qe kryeministri Berisha mori per te demonstruar kete harmoni fetare, duke marre shkas edhe nga protestat e dhunshme ne vendet myslimane, pas shfaqjes se filmit qe fyen profetin Muhamed. 

 Berisha: Shqipëria, vendi i bashkëjetesës fetare

Kryeministri Berisha tha gjate takimit te Romes se “pas filmit “Pafajësia e Myslimanëve”, imamët në Shqipëri ishin të pakënaqur, por ata i bënë thirrje ndjekësve të tyre, në respekt të profetit të adhuruar Muhamed, të japin gjak për fëmijët talasemike, të sigurojnë libra falas për të rinjtë, për t’i edukuar më mirë. Dhe sic tha kryeministri, imamët ne Shqiperi, arritën në përfundimin se kjo është mënyra më e mirë për ta nderuar profetin, nje model me te cilin do te krenohej cdo vend ku jetojne myslymane.

Duke pefituar nga prania e personaliteteve te larte europiane, kryeministri Berisha ftoi perfaqesuesit e vendeve perendimore qe vitin e ardhshem te sjellin sa me shume vezhgues per zgjedhjet ne Shqiperi. Zgjedhje, qe sic tha kryeministri Berisha “Duket se do t’i japim Partise Demokratike te Shqipërisë një mandat të ri, sepse eshte kjo parti, qe sipas kryeministrit Berisha, ka treguar një angazhim të palëkundur dhe besim të fortë ndaj lirisë dhe vlerave që ndan qyteterimi europian”.

Top Channel