Punimet e OKB, Nishani në SHBA

21/09/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni zyrtar, u nis për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Kryetari i shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite pritet të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë me personalitete botërore, si dhe do të zhvillojë disa veprimtari të tjera të rëndësishme përfshirë këtu takimet me komunitetin shqiptar në SHBA.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë do të jenë të pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barack Obama me krerët e shteteve pjesëmarrëse në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në pritjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.
 
Të mërkurën, më 26 shtator, kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani pritet të mbajë fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel