Skandali me reklamën shteterore

20/09/2012 00:00

Në vijim të denoncimit skandalit te reklamës shteterore me paratë e
takspaguesve shqiptarë, deputeti Eduart Shalsi iu referua Ministrise se
Bujqesise se drejtuar nga Genc Ruli.

Spas tij, ky dikaster ka shpenzuar 400 mije dollarë për reklamë e cilësuar si elektorale nga deputeti socialist.

“Dokumenti tregon se Ministria e Bujqesise ka shpenzuar rreth 400 mije dollare oer reklama dhe a e dini kur? Ne vitin 2009 dhe ne vitin 2011, vite zgjedhore. Te gjithe e dine ne vitin 2009 c’ngjau, po ashtu edhe ne vitin 2011. Pikerisht ne keto dy vite Ministria e Bujqesise na shpenzoka 400 mije dollare per reklama”, tha Shalsi.

Zoti Shalsi në deklaratën e tij denoncuese për këtë problem u shpreh se ministritë e qeverisë Berisha nga njëra anë ankohen për buxhete të vogla, nga ana tjetër lëshojnë fonde për reklama.

“Nuk mund te bente perjashtimin edhe ne kete Ministri, e pranishme dhe kompania ‘Promo’ e Klanit te famshem, nderkohe qe figuron edhe nje tjeter kompani ‘Cover Media’, natyrisht jo e rastesishme ne perzgjedhje. Historia nuk mbaron ketu, do te vijojme neser, pasneser me te tjera ministri e me te tjera xhevahire reklamash elektorale“, tha Shalsi.

Top Channel