Pakti detar, AK: Diskutim Berisha-Samaras

20/09/2012 00:00

Marrëveshja ujore mes Shqipërise dhe Greqisë do të jetë temë e
diskutimit mes kryeminstrit Sali Berisha dhe homologut te tij grek
Antonis Samaras, në takimin e tyre në Romë. Ky eshte informacion qe
Aleanca KuqeZi thote se e ka te konfirmuar.

Per kete shkak nje dite perpara takimit mes dy kryeministrave, qe  jane te ftuar ne aktivitetin e Internacionales Demokristiane Italiane kjo force politike i kerkon Berishes te jete i qarte ne qendrimet per kufirin ujor duke iu permbajtur vendimit te Gjykates sone Kushtetuese.  

“Aleanca KuqeZi i bën me dije shtetasit Sali Berisha që do të mos cënojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe i kërkon atij të mos përsërisë për herë të dytë të njëjtin akt antikombëtar, sepse do të përballet me reagimin e fuqishëm të Aleancës KuqeZi dhe të mbarë opinionit kombëtar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi e kudo në disaporë. Askush nuk mund të cënojë një pëllëmbë det, tokë e qiell të vendit tonë, sepse janë prone e shenjtë e Kombit Shqiptar”, tha  Lisen Bashkurti, sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë.

Duke i mbetur te njejtes  çeshtje, AK shprehu shqetesimin edhe per deklaratat e ministrit te Jashtem Avramopulos, i cili raporti nje  dite me pare ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit grek per marredheniet mes dy vendeve tona. Deklaratat e tij, se Greqia do t’i permbahet marreveshjes se pare ujore me Shqiperine dhe se ne vendin tone jane rritur tonet nacionaliste duke cenuar marredheniet mes dy shteteve fqinje per Aleancen KuqeZi jane nderhyrje ne punen e brendshme te Shqiperise.

Top Channel