Komisioni i Ligjeve, mungojnë deputetët e PS

20/09/2012 00:00

Komisioni i Ligjeve shtyu sërish shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për
Gjykatën e Lartë, një ligj që konsiderohet i rëndësishëm, jo vetëm sepse
pa miratimin e tij nuk nis dot funksionimin Gjykata Administrative, por
edhe sepse ky është një nga 12 prioritetet e vendit për integrimin
evropian.

Ajo që detyroi shtyrjen për të disatën herë të këtij projektligji me shumicë të cilësuar, ishte mungesa e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët sipas kryetarit demokrat të Komisionit, Ilir Rusmali, nxorrën si justifikim se të gjithë kishin axhendë të paracaktuar për diten e enjte.

Në menyre qe deputetet e opozites te ishin te pranishem gjate shqyrtimit te projektligjit per Gjykaten e Larte, Ilir Rusmali tha se jane bere negociata edhe mes dy kryetareve te grupeve parlamentare, negociata te cilat, siç rezultoi, kane përfunduar pa sukses.

“Une nuk ju referoj dot biseden qe dy personalitetet e larta te politikes kane zhvilluar me njeri-tjetrin, por me shume çiltersi ju referoj rezultatin e kësaj bisede. Siç e shikoni, axhenda personale e kolegeve ishte me e forte se axhenda e integrimit. Dhe sot, qe te gjthe, ne unison kane zgjedhur te bejne ekskursion ne nje dite me shi.Nuk kam zgjidhje tjeter veçse ta shtyjme projektligjin, derisa koleget te kthehen nga ekskursioni”, tha Rusmali.
 
Mungesa e socialisteve nuk pengoi demokratet te miratojne nje ligj tjeter me shumice te thjeshte, Ligjin per Avokatine, qe eshte edhe ky pjese e axhendes se integrimit, i perfshire ne Planin e Veprimit qe Shqiperia duhet te miratoje përpara muajit Tetor, kur pritet shpallja e vendimit per statusin kandidat.

Ndryshimet ne ligj sjellin tre risi, por ato qe spikasin jane nenet qe synojne te pengojne zvarritjen e qellimshme nga ana e avokateve e proceseve gjyqesore. Ndryshimet e miratuara parashikojne deri ne heqjen e licenses per avokatet qe pengojne me qellim procesin, duke e zvarritur ate pertej afateve te arsyeshme, sic ka ndodhur deri tani me disa nga proceset me te bujshme ne Shqiperi.

Top Channel