Francë, karikaturat, thirrje për vetpërmbajtje

19/09/2012 20:35

Liderët muslimanë në Francë bënë thirrje për qetësi pas takimit me ministrin e Brendshëm,Manuel Valls, boshti i të cilit ishte publikimi i karikaturave të Profetit Muhamed në një revistë satirike.

Indinjaten e komunitetit islamik ndaj vizatimeve në të përjavshmen “Charlie Hebdo” e përcolli presidenti i Këshillit Musliman Francez, Mohammed Moussaoui, që e mbrojti të drejtën e lirisë së fjalës, por apeloi në të njëjtën kohë për një demonstrim pergjegjshmërie.

“I thamë ministrit se lëvizja e fundit ka shkaktuar zemërim, por komuniteti po ruan qetësine. Anëtarët e tij nuk do t`i përgjigjen provokimeve. Çdo akt individual, çdo gjë që shkruhet, vizatohet, deklarohet, mund të ndezë situatat e të shkaktojë përplasje. E drejta e fjales nuk vihet në diskutim, por të gjithe duhet të jenë të përgjegjshëm për pasojat e veprimeve të tyre, sidomos kur ato bëhen në një kontekst të caktuar ndërkombëtar”, u shpreh Moussaoui.  
Autoritetet në vend janë të prirura të shmangin përseritjen e protestave të së shtunës kundër filmit kritik ndaj islamit, gjatë të cilave u ndaluan dhjetëra nga personat që kishin rrethuar Ministrine e Brendshme, të ndodhur pranë ambasadës amerikane në Paris.

Kreu i ekzekutivit francez, Jean-Marc Ayrault njoftoi se manifestimet në kryeqytet kunder videos polemizuese janë ndaluar dhe të gjithe atyre qe ndihen te indinjuar nga karikaturat e Profetit, i kujtoi se mund t`i drejtohen drejtesise.

Disa qendra sociale kane leshuar nje apel per protesta ne Paris kunder filmit “pafajesia e muslimaneve”, qe e pershkruan islamin si “kancer”. Pikerisht per te ndaluar filmin, sudani ka vendosur te bllokoje krejtesisht perdorimin e “youtube”-it ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA