Nuk mblidhet Komisioni i Sigurisë

17/09/2012 00:00

Komisioni i Sigurise nuk u mblodh në tre javët e para të sesionit
parlamentar. Nenkryetari i ketij Komisioni Ilir Gjoni deklaron se, kjo
është një përpjekje për të anashkaluar mbikëqyrjen parlamentare në
Ministrine e Mbrojtjes.

Ai thote se po abuzohet mbi te gjithe me termin ‘sekret shteteror’, ndërkohë që po vazhdojnë abuzimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

“Nën petkun e ‘sekretit shtetëror’ mundohet të mbulohen pandëshkueshmëria e elementëve të caktuar, të cilët abuzojnë me ligjin brenda institucioneve të sigurisë”, tha Gjoni.

Por socialistet kanë edhe një tjeter plan per ta kontrolluar Ministrinë e Mbrojtjes. Ligji i jep të drejtën Avokatit të Popullit ta kryeje kete kontroll, ndaj ata i kane derguar nje kerkese ketij institucioni.

“Përfituam nga fakti që ligji për Avokatin e Popullit thotë se avokati i Popullit ka të drejtës, kur ka arsye të bazuara të ushtrojë kontroll edhe në ato institucione të shtetit që menaxhojnë informacione të sekretuara’, tha Gjoni.

Top Channel