PLL: Të kthehen eshtrat e Zogut

16/09/2012 00:00

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka kërkuar që në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë të kthehen në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog dhe të ndërtohet mauzoleumi përkatës.

“Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe nderimit të personaliteteve të shquar të historisë së shtetit tonë, Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson maksimalisht angazhimin e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog dhe ndërtimin e mauzoleumit përkatës që do të ngrihet aty ku ka qenë mauzoleumi i mëparshëm që u shkatërrua me dinamit prej komunistëve kur hynë në Tiranë”, theksoi Spahiu.

Kreu i PLL-së, duke iu referuar zhvillimeve politike dhe sociale në vend, i kërkoi Partisë Socialiste të ndërpresë fushatën e sulmeve ndaj Mbretit Zog dhe e deklaroi korrigjim padrejtësie aktin normativ për kthimin e banesave te pronarët legjitimë.

Spahiu kërkoi gjithashtu kthimin e dënimit me vdekje për disa vepra penale, si ajo e vrasjes së punonjësve të policisë.

Top Channel