" /> ">

“Berisha po falimenton ekonominë”

15/09/2012 00:00

Nëpërmjet forumit “Dialogu për të ardhmen e ekonomisë”, Partia
Socialiste ka identifikuar arsyet përse sipas saj, Qeveria Berisha është
duke e falimentuar ekomoninë shqiptare dhe cila është rrugëdalja nga
ajo që socialistët e cilësojnë si një krizë ekonomike.

Fillimisht ekspertët e ekonomisë nga selia rozë kanë shpalosur disa aspekte se ku është duke lënguar ekonomia e vendit.

“Borxhi publik në vitin 2009 prekte shumën 682.5 miliardë lekë të reja, në 2010 755.5, në 2011, pothuajse 773 miliardë lekë të reja. Në këtë moment që flasim, pra pa u mbyllur viti, i ka kaluar të 800 miliardë lekë”, tha deputetja socialist Mimi Kodheli.

“Në 7 vite kjo Qeveri, kur erdhi premtoi punësim me qindra mijë vende pune. Sot realiteti është që ka realizuar -4 mijë vende pune, pra nuk ka hapur asnjë vend të ri pune. Buxheti, që është trumpetuar nga ministri i Financave dhe Kryeministri për suksese të mëdha, nuk ka arrin dot në fund të këtij viti nivelin e vitit 2005, ku e ka marrë”, tha Shkëlqim Cani.

“Shqipëria ka një rezervë vetëm në vendburime, në Kucovë, Patoz-Marinzë, Cakër, Grorisht dhe në Ballsh që shkon në 7.5 miliardë fuçi naftë, që me cmimin aktual vlerësohen me mbi 4 miliardë dollarë. Për shkak të vendimmarrjes së Kryeministri Berisha, shteti ka hequr dorë përfundimisht nga sektori i hidrokarbureve. Ia ka marrë shqiptarëve të drejtat për vendburimet e naftës dhe gazit dhe po ia kalon privatit”, tha deputeti socialist Erjon Braçe.

Nderkohe Edi Rama për rreth 40 minuta, u ndal në vizionin që ka PS për të rilindur ekonominë e rrënuar dhe të falimentuar, siç e përshkroi ai mbytëse. Këtë, Rama e ilustroi me dështimin në shitjes së 4 HEC-ve, që u noxrrën në privatizim nga ku shqiptarët,- tha Rama, – humbasin 20 miliardë dollarë.
 
Ky sistem është ndërtuar për të grabitur dhe falimentuar ekonominë, u shpreh kreu i Partisë Socialiste, i cili duke u ndalur në shitjen e ‘Albpetrolit’, pohoi se asnjë shtet nuk e shet këtë pasuri të madhe.Rama theksoi se vlera e ‘Albpetrol’ rrezikon të kthehet në pasurinë e një grupi individësh për të gjithë jetën.

“Kjo nuk është një zgjedhje, mes dy personash apo edhe mes dy partish, por është një zgjedhje, mes dy të ardhmesh tërësisht të ndryshme është një zgjedhje mes dy rrugësh drejt së ardhmes që janë tërësisht të ndryshme dhe në fakt është një zgjedhje mes dy botësh. Shqiptarët duhet të zgjedhin se në cfarë bote duan të jetojnë, duan të jetojnë në botën, ku familja jonë do të jetë pjesë e integruar e familjes europiane, jo në letra, dhe as në takimet formale në Bruksel, por në standardet e të jetuarit dhe në marrëdhëniet e qytetarëve me shtetin, apo duhet të jetojnë në një botë fotografish të të parëve të tuyre me partnerët dhe me miqtë apo me homologët rreth e përqark botës, deklaratash dhe prononcimesh për progres, e ndërkohë në jetën e tyre mos kenë nga ta kthejnë dhe të mos kenë mundësi të marrin frymë, kur mendojnë se duhet të arrijnë fundin e muajit. Kjo është zgjedhja që duhet të bëjnë shqiptarët”, tha Rama.

Top Channel