Agjensia Atomike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (ANEA) kritikoi ashpër Iranin për paaftësinë e tij në ndalimin e aktivitetit bërthamor.
Bordi i ANEA-s, në raportin e tij të përmuajshëm, shprehu “shqetësim të thellë” për refuzimin e Teheranit për ndërprerjen e procesit të pasurimit të uraniumit.
Irani këmbëngul se programi i tij ka vetëm qëllime paqësore, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë shprehur dyshime serioze mbi mundësinë që programi të jetë i ndërtuar për arsye ushtarake.
Në rezolutën e paraqitur në Asamblenë e OKB-së në lidhje me programin Iranian, nga 35 shtete anëtare të ANEA-s, 31 votuan në mbështetje, tre abstenuan dhe një u shpreh kundër saj.
Kuba e kundërshtoi rezolutën, ndërsa Egjipti, Ekuadori dhe Tunizia abstenuan. Të katërt vendet janë anëtarë të grupit të shteteve të paangazhuara, presidencën e radhës të së cilit e ka pikërisht Irani.
Një tjetër anëtar i grupit, Afrika e Jugut, paraqiti një amendament për ndryshimin e një fjale në dokument, duke vonuar me disa orë votimin.
Një total prej gjashtë rezulutash kundër Iranit janë kaluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, katër prej të cilave të bashkangjitura me sanksione.
Top Channel