Në mjediset e Arkivit Qëndror të Shtetit është mbajtur një ceremoni e vecantë, në të cilën një shtetas italian i lindur në Vlorë në vitin 1945, Aldo Terrusi, i ka dhuruar arkivit një libër të autografuar nga ish-diktatori Enver Hoxha.
Libri ishte një dhuratë e Enver Hoxhës kur ai ishte i ri, në kohën kur studionte në Paris, për nënën e Aldos, për të cilën mesa duket ushqente simpati. Një simpati që do te kthehej më pas në fatkeqësinë e familjes Terrusi.
Botimi përmban foto te disa prej vendeve me te bukura ne kryeqytetin francez dhe titullohet ” 100 Pamjet e Parisit”. Në dedikim shkruhet “Në shenjë miqësie. Enver Hoxha, student për mjekesi. Gjirokastër 21.09. 1930”.
“Mendoj se Enver Hoxha donte t’i bënte një dhuratë të fisme sime mëje duke kosndieruar që edhe ajo ishte një grua e tillë. Ky libër në fakt përfaqëson pak kordonin umbelikal të familjes sime me të cilin ajo lidhet me Shqipërinë dhe që në fakt vazhdddon dhe me mua. Jam këtu sot për të rikthuer këtë libër në vendin nga ku u nis”, tha Aldo Renato Terrusi.
Pak dihet se cfarë ka ndodhur midis Aurelia Posellit dhe Enver Hoxhes në atë kohë, por një gjë është e qartë, martesa e saj me të atin e Aldos, Giussepe Terrusin, në atë kohë Drejtor i Bankës Italo-Shqiptare në Vlorë, rezultoi sipas Aldos në tragjedinë e familjes së tyre.
Giussepja u arrestua pa ndonjë fakt konkret dhe më pas u burgos fillimisht në Vlorë e më pas në Burgun e Burrelit, nga ku nuk doli më i gjalle. Aurelia pas shumë përpjekjesh u largua në Itali duke marrë me vete Aldon e vogël si dhe librin e dhuruar nga Enver Hoxha.
Z.Terrusi ka botuar edhe një libër, titulluar” Rikthim në vendin e shqiponjave”, ku tregon historinë e tij dhe lidhjet e familjes së tij me Shqipërinë.
Top Channel