MD dhe KLD shmangin mbivendosjet

13/09/2012 00:00

Inspektoriatët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të
Drejtësisë, nuk do të kenë me mbivendosje të kompetencave të punës së
tyre në kontrollin që i bëjnë gjyqësorit.

Ministri i Drejtesise Eduart Halimi dhe nenkryetari i KLD, Elvis Cefa nenshkruan nje memorandum bashkepunimi mbi shmangien e mbivendosjes se kompetencave te inspektoriateve mes dy institucioneve. Ministri Halimi ka zbardhur edhe detaje te ketij memorandumi.

Sipas Halimit kjo korrespondence nuk do te thote burokraci pasi sistemet dixhitale qe tanime funksionojne ne gjyqesore do ta realizojne kete komunikim online ne kohe reale. Memorandumi eshte vleresuar edhe nga nenkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, i cili falenderoi edhe asistencen e organizmave nderkombetare qe asistojne reformimin e sistemit gjyqesor ne Shqiperi.

Top Channel