Fituesit e universiteteve, lista online më 18 shtator

13/09/2012 00:00

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka përfunduar renditjen e kandidatëve
fitues në universitetet publike, por lista e fituesve do të shpallet
javën e ardhshme, në datën 18 shtator.

Drejtori i Agjencisë, Alfons Harizaj shpjegoi për Top News se menjëherë pas daljes së rezultateve, çdo kandidat fitues ka të drejtë të regjistrohet online në degën e studimit ku ka fituar.

Harizaj theksoi se deri në datën 1 tetor do të përfundojë regjistrimi në universitete, duke përfshirë dhe fituesit e dalë nga kuotat e shpallura bosh pas regjistrimeve në fazën e parë.

Sipas kërkesës së universiteteve, Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri akademik të nisë në datën 8 tetor.

Top Channel