Wollfarth: Ina Rama deri në 2013

12/09/2012 00:00

Për ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth, mandati i Prokurores së
Përgjithshme mbyllet në maj të 2013-ës. Ndryshe nga zërat e maxhorancës, Wollfarth argumenton se në këtë kohë mbushet afati 5-vjeçar i saj pas
ndryshimeve kushtetuese në 2008-ën.

Wollfarth pas nje takimi me kreun e Prokurorise se Përgjithshme Ina Rama, i beri thirrje paleve politike qe t’i shfrytezojne kto tete muaj per te gjetur nje kandidat te perbashket si pasardhes ne organin e akuzes shqiptare.

“Eshte e vertete qe ka disa kendveshtrime te ndryshme te mandatit te Prokurores se Pergjithshme. Sipas Kushtetutes fakti i rendesishem eshte qe mandati ka kufizim. Keshtu qe heret apo vone ka nje dritare per te patur nje pasardhes. Eshte e rendesishme qe keto muaj dhe jo jave jane te mjaftueshme per te gjetur nje kandidat te kualifikuar. Do shfrytezoja rastin qe te beja thirrje paleve ta perdorin dhe shfrytezojne kete kohe te pershtatshme dhe ta bejne jashte fushatave politike. 2013-ta, ka per te qene nje vit shume i levizshem per shkak te zgjedhjeve te pergjithshme. Por sipas ndryshimeve kushtetuese qe ndodhen ne maj te 2008-es, ndoshta maji i 2013-es, eshte pikerisht koha kur do te ndodhe nderrimi i Prokurorit te Pergjithshem”, tha Wollfarth.

Wollfarth tha se gjate takimit me Ina Ramen eshte diskutuar edhe ceshtja e 21 Janarit. Kreu i OSBE-së deklaroi per mediat se ka ende hapesire per ta mbeshtetur punen e pavarur te organit te akuzes, por qe procesi te mbyllet me heret, ky organ duhet te bashkepunoje edhe me ministrite e shtetit shqiptar.

Top Channel