Përkujtohet 14-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit

12/09/2012 00:00

Presidenti i Republikës Bujar Nishani vizitoi të mërkurën familjen e
Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në 14-vjetorin e vrasjes së tij
përpara selisë së Partisë Demokratike.

Gjate takimit me te afermit e Azemit, Presidenti Nishani duke kujtuar disa nga momentet me te rendesishme te miqesise dhe punes me Azem Hajdarin, vuri ne dukje dimensionin kombetar te tij dhe kurajon e jashtezakonshme per te ndertuar dhe konsoliduar vlerat e verteta te demokracise.

Edhe Partia Demokratike nderoi me mirenjohje dhe respekt udheheqesin e Levizjes Studentore Azem Hajdari ne 14-vjetorin e vrasjes se tij perpara selise se partise, atehere ne opozite. Kryeministri Berisha, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues te tjere te Partise Demokratike dhe familjare te Azem Hajdarit vendosen buqeta me lule ne memorialin e Azemit dhe truprojes se tij, Besim Cerja, te vrare naten e 12 shtatorit 1998.

Duke e konsideruar si “vrasja e shekullit per shqiptaret nga bandat e qeverise”, kryeministri Berisha tha se ne kete 100-vjetor te themelimit te shtetit, shqiptaret ia detyrojne hapjen e dyerve te lirise dhe dinjitetin e njerezve te lire Azem Hajdarit dhe studenteve, qe ai udhehoqi ne dhjetorin e 90-es.  

Top Channel