Imunitetet, PS fajëson Berishën

08/09/2012 00:00

Kërkesa e demokratëve për të marrë të paktën 2 javë kohe për shyrtimin e
paketës së socialistëve për ndryshimet kushtetuese është komentuar nga
opozita, si humbje me dashje e shansit, që vendi të miratojë në kohë
projektin për kufizimin e imuniteteve.

Sipas perllogaritjes së socialistëve, ky projekt, që është një nga 12 kushtet për marrjen e statusit do të miratohej ne fund te shtatorit, sapo Kuvendi te kishte diskutuar paketen e tyre per ndryshimet kushtetuese.

“Pas kësaj Kryeministri Berisha nuk ka më asnjë të drejtë të bërtasë se ditët po ikin dhe imuniteti nuk po miratohet dhe për më tepër nuk duhet të guxojë dhe të drejtojë gishtin nga opozita për bllokimin e procesit. Përkundrazi, njeriu që sot po bllokon kufizimin e imunitetit dhe integrimin e Shqipërisë ka vetëm një emër, Sali Berisha. Kryeministri i tha jo votimit të paketës brenda afatit që përcakton axhenda integruese. Kryeministri Berisha nuk e do bashkëpunimin me opozitën sepse preferon ultimatumin dhe konfliktualitetin”, tha Xhafaj.

Duke akuzuar kryeministrin Berisha se projekti i tij eshte vetem kapja e insitucioneve te pavarura, perfshire dhe gjyqesorin, socialistet thone se ka vetem nje rruge per ate qe e quajne shpetim te vendit nga regjimi neodiktatorial i Sali Berishes.

“Nuk duhet të harrojmë se jemi duke i bërë këto propozime, kur jemi vetëm 10 muaj larg nga fitorja e zgjedhjeve dhe qeverisja e Shqipërisë. Për ne sot në opozitë dhe nesër në drejtim të vendit, drejtësia duhet dhe do të jetë e pavarur, në shërbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve. Ne kemi bërë zgjedhjen, kemi 10 muaj përpara, jemi të vendosur për të ndërtuar një betejë së bashku me shqiptarët, në një front të madh opozitar me ta”, tha Xhafaj.

Top Channel