Socialistët kanë patur në qendër të akuzave ndaj qeverisë mungesën e rendit publik që sipas tyre ka rritur pasigurinë dhe po cenon rëndë shqiptarët e thjeshtë.

“Strukturat komanduese të ministrisë janë të zaptuara nga besnike të Sali Berishës të përzgjedhur vetëm mbi kritere të pastra politike apo partiake. Kjo është arsyeja se pse forcat e rendit nuk i besojnë titullarëve të tyre. Forcat e rendit nuk mund të kenë në krye të tyre një personazh të denjë për ndonjë skeç apo libër komedie, por kurrësesi për të drejtuar Ministrinë e Rendit”, tha deputeti socialist, Eduart Shalsi.

Ndërkohë përmes deputetes Gjermeni socialistët kanë parashtruar disa nga pikat e programit të tyre për rikthimin e rendit publik, që sipas tyre arrihet duke shmangur dhe luftuar në radhë të parë pasojat që cojnë në këto ngarje e më pas duke vënë para përgjegjësisë autorët.

“Prandaj për Partinë Socialiste është e domosdoshme që strategjia për luftën kundër krimit e kërcënimeve të jetës e pronës, të mos fokusohet thjesht e vetëm tek zbulimi, arrestimi e ndëshkimi i autorëve. Sali Berisha e ka treguar qartë tanimë se nuk e kupton dot këtë qasje integrale ndaj garantimit të sigurisë. Por për ne nuk ka dyshim: Lufta kundër krimit dhe garantimi i jetës e pronës së qytetarëve mund të arrihet vetëm duke luftuar shkaqet e krimit”, tha deputetja socialiste, Englantina Gjermeni.

Top Channel