Aktivisti opozitar rus, Alexei Navalny është akuzuar nga autoritetet ruse për përvetësim pasurie, një akuzë të cilën ai vetë e cilëson si “të çuditshme dhe absurde”.
Hetuesit federalë në Moskë ngritën akuza për një marrëveshje për lëndë drusore në rajonin e Kirovit, ku blogeri i mirënjohur ishte përfshirë si këshilltar i jashtëm tre vjet më parë.
Çështja është hetuar edhe më parë, por atëherë prokurorët e mbyllën pasi nuk kishte asnjë provë për të akuzuar Navalny.
Aktivisti, të cilit i është urdhëruar të mos largohet nga vendi, ka deklaruar se akuzat e reja kanë si qëllim diskretitimin e tij.
Mbështetësit e avokatit të luftës kundër korrupsionit, që drejtoi protestat masive kundër liderit rus Vladimir Putin këtë dimër, protestuan jashtë ndërtesës së Komitetit Hetues në Moskë, ku dhe u ngritën akuzat gjatë ditës së martë.
Në bazë të nenit 160 të kodit penal rus për përvetësim të paligjshëm, Navalny mund të dënohet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Duke reaguar ndaj lajmit, ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt deklaroi në Tëitter: “Ne duhet të shqetësohemi për tentativat që bëhen në Rusi për t’i mbyllur gojën aktivistit të opozitës Alexei@navalny”.
Top Channel