Rreshje shiu veçanërisht të dendura shkaktuan 28 viktima dhe kanë lënë me qindra persona të tjerë të izoluar në ishullin japonez në Kyushusë, informuan autoritetet vendore gjatë së hënës.
Sipas parashikimeve meteorologjike, situata mund të rëndohet edhe më tej, pasi parashikohet që stuhi të reja të jenë në mbërritje.
Shirat e dendur kanë krijuar kaos prej disa ditësh në prefekturën e Kyushusë, duke shkaktuar përmbytje në masë dhe shkarje dheu.
Të gjithë viktimat janë regjistruar në zona pranë lumenjve që përfshinë zona të banuara apo si rrjedhojë e masivëve të dheut që i zunë brenda banesave të tyre.
Disa njësi të ndihmës civile dhe të ushtrisë japoneze kanë mbërritur në zonë për të asistuar banorët, ndërsa helikopterët asistojnë banorët e bllokuar, duke i furnizuar me ushqime nga ajri, teksa vazhdojnë tentativat për lirimin e rrugëve kryesore nga balta apo uji.
Megjithatë, nuk dihet përsa kohë ky operacion do të vazhdojë, pasi përkeqësimi i kushteve dhe rritja e fuqisë së erës rrezikon të bëjë të paarritshme zonën nga helikopterët.
Top Channel