Kapiteni i Konkordias: Kam viktimat në ndërgjegje

11/07/2012 04:04

Kapiteni i kroceries italiane Kosta Konkordia, e cila u mbyt pasi u përplas me shkëmbinjtë duke vrarë rreth 32 persona në janar, tha se i vjen keq për katastrofën që ndodhi.

Në një intervistë për televizionin italian Canale 5, Francesco Schettino tha se ai mendonte vazhdimisht rreth viktimave.

“Ato 32 viktima i ndjej në ndërgjegjen time”, tha ai, ndërsa pranoi se ka pasur kontakte me disa familjarë të viktimave. “Do më pëlqente t’i takoja të gjithë” shtoi ai teksa rrëfeu se ka pasur edhe situata të pakëndshme me ndonjë nga familjarët. “Disa nga viktimat i njihja, si p.sh. kamarierin, gjithmonë buzagaz. E mendoj gjithmonë, por jo, nuk kam gjetur ende paqe”, kujtoi Schettino.      
 
Mes të tjerave ai këmbënguli se faji duhej ndarë, duke thënë se anija kishte qenë nën komandën e një oficeri tjetër në atë kohë.

Schettino mohon akuzat që përfshijnë vrasjen e personave dhe mbytjen e anijes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA