Bathorja, 4 vjet pa uje

30/06/2012 00:00

Në këto ditë të nxehta kur temperaturat janë rritur ndjeshëm mbi 38
gradë celsius, banorët e lagjes numër 7 në Bathore vuajnë mungesën e
ujit të pijshëm.

Sipas banorëve, e vetmja mundësi për ujë është çezma publike e lagjes, por edhe aty uji vjen vetëm gjysmë ore në ditë. Uji është kthyer në mollë sherri mes familjeve të cilët detyrohen të mbajnë radhë në cezmë që në orët e para të mëngjesit.

Banorët e lagjes numër 7 kanë ardhur nga zonat verilindore të vendit dhe nga zonat e përmbytura. Ata thonë se kanë 17 vjet që janë shpërngulur dhe çdo fushatë elektorale pushtetarët premtojnë, por asnjë prej tyre se ka mbajtur premtimin.
 

Top Channel