Alec Baldwin mbrohet nga paparacët
20/06/2012 14:30
Alec Baldwin ka dalë në rrugët e Nju Jorkut i mbuluar tërësisht me një çarçaf në mënyrë që paparacët mos të kishin mundësi t’i bënin foto.
Aktori u mbulua pas një incidenti që i ndodhi më parë gjatë ditës me një fotograf, i cili deklaroi se ishte goditur me grusht nga 54-vjeçari, por Baldwin shkroi në Twitter se ishte provokuar.
“Një fotograf më goditi në fytyrë me aparatin e tij mëngjesin e sotëm”, shkroi Baldwin.
Aktori u shoqërua gjatë rrugës nga një asistente, e cila i mbante kostumin në dorë.
Top Channel