Anglia, Hodgson: Të bashkuar ndaj Francës

11/06/2012 09:30

Roy Hodgson është optimist në prag të debutimit të Anglisë në EURO 2012, sot në orën 18.00 ndaj Francës.

“Futbollistët tanë luajnë të gjithë në kampionatin anglez. Javë pas jave i kam parë cilësitë dhe punën e tyre. Shpresoj që eksperiencën që kanë ta vënë në praktikë në ndeshjen ndaj Francës dhe në të gjitha ndeshjet e tjera”, deklaroi trajneri anglez.

Hodgson vuri në dukje se për Anglinë ky turne “është një shans i madh”.

“Lojtarët janë stërvitur shumë dhe po presin me padurim që të fillojnë të luajnë. Duhet të jemi të bashkuar përballë Francës sepse kundërshtarët tanë janë shumë të rrezikshëm dhe kanë lojtarë fantastikë”, nënvizoi Hodgson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA