Zgjimi në orën 5 të mëngjesit trend produktiviteti apo mit? Çfarë thotë shkenca për kronotipet Planeti Afërditë kaloi midis Diellit dhe Tokës duke dhënë një shfaqje që nuk do të shihet më brenda 105 viteve të ardhshme.
Veriperëndimi i Amerikës, Arktiku dhe lindja e Azisë e panë të gjithë “parakalimin” e Afërditës, ndërsa në Europë (përfshirë Shqipërinë) u prit perëndimi i Diellit për të parë fazën e fundit të “tranzitit”.

Momenti më i mirë për të parë këtë fenomen ishte ora 06.55.

Afërdita u duk si një pikë e zezë e vogël duke lëvizur ngadalë rreth diskut diellor për rreth gjashtë orë e gjysmë.

Për herë të parë, një parakalim i Afërditës është dokumentuar në vitin 1761 dhe që prej atëherë, diçka e tillë përsëritet mesatarisht një herë në çdo shekull.

Afërdita është planeti i dytë në radhë nga Dielli, në sistemin tonë diellor dhe ai pasohet nga Toka.

Top Channel