Shitet 2,13 milionë euro aparati i vitit 1923

16/05/2012 00:00

Shitet për 2,13 milionë euro një aparat i rrallë fotografik që i përket
vitit 1923. Në fakt, çmimi parë i ofruar ka qenë 300 mijë euro, por
është dashur të shtohen edhe mbi dy milionë që prototipi i rrallë të
kishte një pronar të ri.

Kaq shumë para janë zbrazur në Vjenë për një mostër të veçantë dhe të rrallë, një nga 13 të mbeturit në qarkullim (nga 25 gjithsej të prodhuar në vitin 1923 nga kompania gjermane ‘Leica’). Leica “0” është në fakt formati i aparatit fotografik prej nga lindi edhe ‘35 mm’ i famshëm.

Fotokamera e shitur ishte në gjendje funksionale dhe perfekte pune. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një aparat fotografik. Ndërkohë që rekordi i mëparshëm i përkiste një tjetër fotokamere “0”, e cila është shitur për 1,32 milionë euro.

Top Channel