Shëndoshja fillon 3 orë pas ngrënies

14/05/2012 09:55

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit, shëndoshja fillon 3 orë pas ngrënies së një vakti të bollshëm dhe ngrënia sërish pas një kohe të shkurtër do të bëjë që tulet rreth belit të “rriten” edhe më shumë.

Gjithashtu, siç publikohet nga ‘Daily Mail’, duhet të bëjnë kujdes ata që pëlqejnë të hanë një darkë të mirë sepse vakti që konsumohet në orët e vona të natës ka më shumë mundësi për t’u “magazinuar” në ije.

Ky studim është kontradiktor me mendimin se shëndeti vihet pak e nga pak. Mendohej se yndyra nga ushqimi transportohej në gjak nga ku përdorej nga muskujt sipas nevojës. Më pas, yndyra e papërdorur transportohet në bark, bel dhe këmbë.

Por, kërkuesit e Oksfordit mendojnë se procesi i shëndoshjes është shumë më i shpejtë dhe më kompleks.

“Nëse do të hani shumë, kaloritë dhe yndyrnat nuk përdoren. Ato vetëm sa do të grumbullohen dhe nis menjëherë shtimi në peshë”, thekson professor Karpe.

Top Channel