Princi Charles, parashikues moti

11/05/2012 00:00

Imagjinoni habine qe mund te kete shkaktuar dalja e Princit Charles, ne
televizon menjehere sapo prezantuesja tha se tani e ka radhen
parashikimi i motit.

Gjithkush do kete menduar ne fillim se do jete ndonje gafe televizve, por jo. Princi Charles, i biri i Mbretereshes ka bere te pazakonten, te paberen ndonjehere. Nga princ ne parashikues moti.

Edhe pse live, performanca ishte thuajse perfekte dhe me humor edhe pse lexonte ne monitor, pasi ne fund tha kush dreqi i shkruar keto rreshta, duke shkaktuar te qeshuara ne studio. Perpara tij ne prove kishte tentuar te njejten gje edhe gruaja e tij Camila, por ishte Princi Charles qe ja doli. Edhe pse parashikim i motit ishte i keq, me shira, madje ne debore ne zonat me veriore te Skocise, te pakten nje buzëqeshje tek shikuesit, per habine dhe surpizen e kendshme ka bere qe rreve dhe shiut te mos i kushtohej aq vemendje.

Tashme kjo paraqitje ne studiot BBC TV ne Skoci, qe mbushin 60 vjet nga transmetimi eshte shnderruar tashme ne nje sensacion ne internet.

Top Channel