Një femër sheh pamjen e saj në pasqyrë apo objekte të tjera reflektuese mesatarisht tetë herë në ditë, të paktën sipas përfundimit të një studimi të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, në Britaninë e Madhe.

Në mungesë të pasqyrës, një telefon celular dhe syzet e një personi të afërt janë dy prej objekteve më të zakonshme në të cilën gratë shikojnë veten e tyre.

Objekte të tjera popullore që zëvendësojnë pasqyrën e shtëpisë janë xhamat e dyqaneve apo pasqyrat e makinave në rrugë.

Nga anketimi, rezultoi se për shumicën e femrave, aparenca është diçka që mbetet në mënyrë të përditshme në fokus, ndërsa flokët dhe tualeti janë dy gjërat kryesore në vëmendje.

Për 39% të të anketuarave, mënyra se si duken lidhet drejtëpërsëdrejti me vetbesimin dhe humorin gjatë ditës, ndërsa 10% pranuan se janë aq të fiksuara me pasqyrën, sa që shikojnë vetem të paktën një herë gjatë një ore.

Studimi, i cili u fokusua në anketimin e 2 mijë vajzave dhe grave të moshave të ndryshm në Britani, zbuloi edhe se një në dhjetë vajza adoleshente kryen tualet të paktën tre herë në ditë.

Top Channel