Majmunët testojnë rezistencën e makinës

11/05/2012 09:30

Nuk ka mënyrë më të mirë për të testuar rezistencën e një makine se sa ta lësh në duart e rreth 40 majmunëve që shtypin çdo lloj butoni, përplasin dyert dhe hedhin ushqimin në sedilje.

Për këtë arsye, firma koreane Hyunday vendosi të linte në mëshirën e babuinëve makinën e saj të re familjare në Knowsley Safari Park në Merseyside (Angli).

Makina i qëndroi stoike “sulmeve” të këtyre majmunëve për 10 orë radhazi duke shpëtuar vetëm me disa gërvishtje, shenja gishtërinjsh dhe shenja dhëmbësh në rrota.

“Majmunët e Safarit janë të mirë në tregimin e dobësive të makinave”, theksoi për ‘Daily Mail’ menaxherja e projektit Felicity Wood.’

Ndërsa menaxheri i parkut, David Ross, deklaroi: “Të merresh gjatë gjithë ditës me një makinë është parajsa për një majmun.”

Top Channel