Carla Bruni (e rreme) “vajton” humbjen e Sarkozy

11/05/2012 16:50

Nicolas Sarkozy humbi zgjedhjet më 6 maj ndaj rivalit socialist, Francois Hollande, që do të marrë zyrtarisht detyrën të martën më 15 maj.

Në fushatën e ashpër mes dy kandidatëve, u gjenden edhe gratë që ata kanë në krah, nga njëra anë Zonja e Parë e Francës (pas 15 majit) Valerie Trierweiler dhe nga ana tjetër, në krah të Sarkozy, Zonja e Parë (në largim), Carla Bruni.

Shpesh Carla Bruni është vënë në qendër të kritikave duke paragjykuar martesën e saj me Sarkozy, si një lidhje interesi. E në këtë formë është trajtuar edhe në një parodi të titulluar “Ma che te devo di…” (Çfarë duhet të të them) e të postuar në Youtube, ku Carla (e rreme) “vajton humbjen e bashkëshortit të saj në zgjedhje”.

Këngëtarja, aktorja dhe ish-modelja italiane u martua me Sarkozy më 8 shkurt të 2008-ës për t’u bërë Zonja e Parë e Francës, pak pasi Sarkozy mori divorcin zyrtar nga bashkëshortja e mëparshme, Cecilia Ciganer Albeniz. Cifti presidencial francez (edhe për pak ditë) ka një vajzë të pagëzuar me emrin Giulia, e cila lindi më 19 tetor të vitit të kaluar.

Top Channel