Akullorja 1 mijë dollarëshe

11/05/2012 10:55

Në Nju Jork ekziston një restorant ku shërbehet një akullore ekstravagante me një çmim shumë të kripur: 1 mijë dollarë!!!

Golden Opulence Sundae mban rekordin Guiness si ëmbëlsira më e shtrenjtë në botë. Kjo akullore mbulohet nga një gjethe floriri dhe klientët pasanikë që duan ta provojnë duhet ta porosisin të paktën dy ditë para.

Përbërësit e saj janë shumë të rrallë dhe vijnë nga e gjithë bota. Sipas barcroftmedia.com, janë rreth 50 persona në vit që e provojnë akulloren e kushtueshme dhe me shije të rrallë.

Akullorja është e bërë me vaniljen e Tahitit që përzihet me atë të Madagaskarit për të intensifikuar shijen. Gjithashtu ka grimca nga çokollata më e shtrenjtë në botë (Amedei Porcelana) dhe nga ajo më e rralla në botë, çokollata venezueliane Chuao.

Sipër ëmbëlsirës vendoset një gotë e vogël me haviar.

Një nga klientët që ka provuar akulloren, një 30-vjeçar nga Dallasi, u shpreh për ‘Barcroft’: “Është shumë e shijshme, e mrekullueshme. Është gjithashtu e lehtë. Pa dyshim që ia vlen të shpenzosh 1 mijë dollarë.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel