“Obama, martesat gay” shpërthejnë në internet

11/05/2012 17:30

Deklarata e Presidentit Obama në mbështetje të komunitetit gay ka krijuar një “stuhi” kërkimesh dhe klikimesh në rrjetet shoqërore si “Twitter”, “Facebook” e motorin e kërkimit “Google”.

Kërkimet në internet me fjalët kyçe “Obama, martesat gay” pësuan një rritje prej 459% gjatë së mërkurës, menjëherë pasi Presidenti foli për qëndrimin e tij pro ndaj kësaj çështje.

Sipas “Google”, temat “martesat gay”, “martesat e të njëjtit seks” dhe “mbështetja ndaj martesave gay” ishin tre çështjet më të klikuara gjatë javës.

Mbështetja e Obamës erdhi pasi zëvendëspresidenti Joe Biden, gjithashtu shprehu në mesjavë përkrahjen e tij për personat e të njëjtit seks.

Sipas të gjitha gjasave, një çështje delikate si ajo e martesave homoseksuale e lesbike, do të shndërrohet në një temë thelbësore debati midis Obamës dhe Romney, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel